E ndoqën nga Viroi dhe e hodhën në erë në bulevard/ 300 gramë tritol në makinën e “Çilo Hunderrit”
Hetimet për atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur me nofkën “Çilo Hunderri”, po vijojnë intensivisht. Nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe 26-vjeçari Erigels Mela, i cili ndodhej në automjet me viktimën. Sipas burimeve mediatike, sasia e lëndës shpërthyese të vendosur në automjet përllogaritet rreth 300 gramë. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur makinën e Devollit për afro 3 kilometra, nga zona e Viroit deri në bulevardin “18 Shtatori”, ku ndodhi shpërthimi fatal. Burimet bëjnë me dije se shpërthimi dyshohet të jetë aktivizuar me telekomandë, pasi autorët kanë pritur që rruga të boshatisej përpara se të vinin në zbatim planin e tyre. Lëvizjet e fundit të viktimës para shpërthimit Pak para orës 22:00 të mbrëmjes së ngjarjes, Beqir Devolli...
Burimi:
ntv.al