Adriatik Llalla s’i shpëton dënimit me 2 vite burg
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk do t’i shpëtojë dënimit me 2 vite burg për fshehje pasurie. Gjykata e Posaçme i rrëzoi këtë të hënë kërkesën për parashkrimin e dënimit, ndërsa Llalla është në kërkim prej vitit 2021 dhe ndodhet në Itali. Kërkesa ishte depozituar më 12 tetor në Gjykatën e Posaçme. Llalla kërkonte pushimin e ekzekutimit të dënimit, me argumentin se kishin kaluar pesë vite nga vendimi i formës së prerë pa e vuajtur dënimin. Ish-kryeprokurori u dënua në pranverën e vitit 2021, ndërsa Apeli i Posaçëm e la në fuqi vendimin më 22 shtator të po atij viti. Ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri episode, që lidhen me shpenzimet për lindjen e djalit, ndërtimin e katit të tretë...
Burimi:
ntv.al