E moshuara e maskuar godet efektivët me shkop gjatë protestës: Rama ju paguan për të vrarë të rinjtë

E moshuara e maskuar godet efektivët me shkop gjatë protestës: Rama ju paguan për të vrarë të rinjtë

Një zonjë e moshuar është bërë protagonistë së fundmi në protestë. Teksa protestuesit largoheshin prej ofensivës së policisë, ajo u vërsul drejt efektivëve me një shkop në dorë. Zonja i goditi disa herë efektivët, që u treguan indiferentë dhe zgjodhën të mos marrin masa ndaj saj. “Mbështes të rinjtë në këtë revoltë. Kam urrejtje për policinë, i ka rritur rrogën ai që të vrasin të rinjtë në protestë. Shiko si e kam vënë maskën, kam dalë në protestë dhe do të dal prapë”, shprehet zonja.