Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“E mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE”, ambasadorja e Zvicrës nga Lini: Ka potencial të madh turizmi
Ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber dha një deklaratë nga Lini. “Për ne si ambasadë e Zvicrës në Shqipëri, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i ekspertëve të arkeologjisë nga universiteti i Bern me arkeologë të Shqipërisë, me një bashkëpunim që po zhvillohet tashmë prej disa vitesh. Kanë bërë shumë zbulime të rëndësishme për historinë e vjetër të këtij liqeni të vjetër të Ohrit në Pogradec. Për ne është shumë mirë që shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbim njohurish, që tregon se ka një potencial të madh turizmi. Unë jam shumë e lumtur që jam këtu...