Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E martë “e zezë”, përgjaken rrugët e Shqipërisë, dy auromjete përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen drejtuesit (Detaje)
Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier.Këtë radhë dy mjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës. Mjeti Volksvagen me targa AA 522 vn ka tentuar të kalojë në anën tjetër dhe është përplasur nga benzi me targa ab861mt.Dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia e qarkullimit në vendngjarje për të disiplinuar trafikun ndërsa policia shkencore po dokumenton rastin. Sipas policisë së qarkullimit mjeti tip golf Volksvagen i ka prerë rrugën benzit.