E-maili për bombat në institucione, Karamuço: Mund të jetë testim i gatishmërisë…

E-maili për bombat në institucione, Karamuço: Mund të jetë testim i gatishmërisë…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ngre shqetësimin për seriozitetin e e-mailit kërcënues për vendosjen e bombave në institucionet shtetërore, duke theksuar se raste të tilla nuk duhen paragjykuar si alarme false, por kërkojnë një vlerësim të kujdesshëm të rrezikut. Në një intervistë për ABC News, Karamuço deklaroi se mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve politike dhe të sigurisë janë raportuar edhe në vende të tjera të rajonit. “Duhet parë pak më gjerë sesa thjesht një sulm që drejtohet ndaj institucioneve shqiptare. sepse në të gjithë rajonin gjatë këtij viti, por edhe vitin e kaluar ka pasur fushata të e-meileve të pse jo të sinjalizimeve po ashtu të letrave, të mesazheve të tjera që vijnë në rrugë nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme që janë adresuar ndaj institucioneve sidomos atyre...