Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serbia shkon në portën tonë
Shumë diskutime dhe shpresë ka mbi Armando Brojën, nëse do të jetë ai njeriu që do të na marrë mbi shpatulla në ndeshjen kundër Serbisë. I ftuar në Max Sport, që transmetohet në “Euro News Albania”, ish-futbollisti i Kombëtares, Ilir Alliu, ka dhënë mendimet e tij se përse Armando Broja është i padiskutueshëm si titullar kundër Serbisë. “Broja në stol ndaj Serbisë? Vetëm po të ketë rrjedhur fare Silvinjo. Ka futbollist që në një ndeshje futbolli, i mjafton edhe prezenca. Mjafton vetëm të rrinë në fushë sepse kanë ndikim të madh te lojtarët. Qënia e Brojës, përvec se fut në...