E kujtojmë Tano Banushi, aktorin e njohur të humorit

E kujtojmë Tano Banushi, aktorin e njohur të humorit

Më 7 gusht 1993 u nda nga jeta Athanas Banushi, aktori i njohur i humorit shkodran, i njohur si Tano Banushi. Arsimimin bazë e kreu në Shkodër ku gjatë luftës ra në kontakt edhe me idetë e majta si pjesë e formacioneve kulturore pranë trupave partizane. Pas çlirimit u përfshi në strukturat artistike të qytetit nga ku do të kthehej një nga artistët më të përzemërt të qytetit, jo vetëm të Shkodrës por edhe të gjithë Shqipërisë, kryesisht pas shfaqjes së tij në Radio Televizionin Shqipëtar. Tano, siç do t’i thërrisnin të gjithë dashamirësit e tij, krahas artit të humorit ka ushtruar edhe profesionin e gazetarit dhe instrumentistit, por zëri i tij do të ishte burim i humorit për dëgjuesit në valët e Radio Shkodrës....