E kujtojmë Çerçiz Topullin, atdhetarin dhe veprimtarin e Rilindjes Kombëtare
Më 20 shtator 1880, lindi në Gjirokastër atdhetari dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli. Mjedisi familjar ku u rrit, sidomos modeli i vëllait të tij më të madh, Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar. Në vitin 1907, Çerçizi mori drejtimin e çetës së armatosur, që vepronte në Shqipërinë e Jugut, duke u bërë një nga figurat e spikatura të kësaj lëvizjeje luftëtarësh. Ai u përfshi në organizimin e rezistencës me armë kundër pushtuesit dhe në përhapjen e ideve të lëvizjes kombëtare midis shqiptarëve. Në këtë periudhë, një ngjarje e rëndësishme ishte beteja e Mashkullorës më 18 mars 1908, e cila e bëri emrin e tij të njohur në mbarë vendin. Fitorja e Revolucionit Xhonturk të vitit 1908 e gjeti Çerçiz Topullin...
Burimi:
kultplus.com