Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E kryer! Sulmuesi që kërkohej nga të gjithë merkaton e verës përfundon në Premier League, ja skuadra
7 Korrik 2025 8:39 Telesport Arsenal më në fund e ka gjetur qendërsulmuesin e duhur, njeriun që trajneri Mikel Arteta e kërkoi me shumë këmbëngulje. Sipas mediave portugeze, “Topçinjtë” kanë arritur një marrëveshje me Sporting Lisbon për Viktor Gyokeres. Sulmuesi suedez, i cili vjen pas dy sezoneve të jashtëzakonshme në Portugali, është gati të kthehet në Angli, ku më herët ka luajtur në Championship me Coventry City. Është arritur një marrëveshje midis klubeve për një shifër totale prej 80 milionë eurosh. Gyokeres po insistonte të largohej nga Lisbona dhe kishte arritur një marrëveshje me Arsenal për javë të tëra. Ardhja...