Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E kryer/ Olivier Giroud rikthehet në Europë, ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelsea-t firmos me klubin e njohur francez
Olivier Giroud rikthehet në futbollin europian! Sulmuesi francez ka pranuar ofertën e klubit Lille dhe është gati të largohet nga LAFC në MLS pas një aventure të shkurtër në SHBA. Marrëveshja është arritur: kontratë njëvjeçare mes palëve dhe dokumentacioni është përgatitur nga klubi francez. Testet mjekësore priten të zhvillohen së shpejti, çka do të zyrtarizojë rikthimin e 37-vjeçarit në Ligue 1 pas më shumë se një dekade jashtë saj. Për Giroud, kjo do të jetë një kthim në vendlindje dhe një sfidë e re në një ekip që kërkon të përforcohet me përvojë dhe klas. Top Channel