E kërkonte Italia/ Policia greke ndalon shqiptarin në Kakavijë

E kërkonte Italia/ Policia greke ndalon shqiptarin në Kakavijë

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke në pikën kufitare të Kakavijës.  Gjatë kontrollit policor u zbulua se ndaj tij ishte në pritje të një urdhër arresti nga autoritetet italiane, me akuzën për trafikim të jashtëligjshëm të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope. Sipas burimeve, i akuzuari parashikohet të vuajë dënimin me 2 vjet dhe 6 muaj burgim. Autoritetet greke e kanë shoqëruar të arrestuarin drejt organeve kompetente, ku pritet të jepet masa e dënimit për të.
Burimi: Syri.net