E kërkon Real Madrid, babai i kampionit të botës i “mbyll derën” transferimit në Spanjë

E kërkon Real Madrid, babai i kampionit të botës i “mbyll derën” transferimit në Spanjë

16 Prill 2025 13:03 Telesport Mesfushori argjentinas Alexis Mac Allister nuk ka interes për një kalim te Real Madrid këtë verë edhe nëse gjigantët spanjollë po këmbëngulin për të. Sipas “Daily Mirror”, babai i yllit të Liverpool ka hedhur poshtë çdo ide se mesfushori do të ishte i etur për një lëvizje në Madrid gjatë merkatos së ardhshme. “Nuk ka asgjë për të komentuar. Alexis është shumë i lumtur në Liverpool dhe shpreson të kurorëzohet kampion i Premier League. Pastaj do të shijojë një pushim që nuk e mori vitin e kaluar”, tha Carlos MacAllister. “Është e rëndësishme të vlerësojmë...
Burimi: Telesport.al