“E kam shoqe të ngushtë shefen e SHISH-it”/ Plani për ta ‘shpëtuar’ Hysenin nga SPAK? Zbardhen bisedat e Agasit me 2 izraelitë

“E kam shoqe të ngushtë shefen e SHISH-it”/ Plani për ta ‘shpëtuar’ Hysenin nga SPAK? Zbardhen bisedat e Agasit me 2 izraelitë

ergys agasi-vlora hyseni TIRANË- Detaje të reja dalin nga vendimi i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Në dokumentin gjyqësor përshkruhen edhe komunikimet telefonike të biznesmenit Ergys Agasi me dy shtetas izraelitë.  Bëhet fjalë për komunikimet e zhvilluara në 'Signal', të sekuestruar në telefonin e të arrestuarit Ergys Agasi, ku ky i fundit, kishte komunikuar me dy persona të tjerë Izraelitë, me pseudonimet "Shalev Israel" dhe "Srulik Einhorn Koces".  Komunikimi mes shtetasit izraelit Shalev dhe Agasit, ky i fundit i shkruan: “E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret”.  Komunikimi mes shtetasit izraelit Srulik dhe Agasit, ky i fundit i shkruan: “Jemi me fat që këtu e kanë...