Burimi:
Sot.com.al

“E hëngri Tigri, e hëngri Lali do ta hajë dhe Rama”, Basha ironizon me këngë satirike: I fundit të mbyllë derën (Video)
👁7312
Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, njëkohësisht edhe i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar serialin e ri me video-dissing për kryeministrin Edi Rama. Por ndryshe nga herët e tjera, me togfjalëshin epik “O Rameee!”, ky ishte një mesazh pa zë, si në filmat e Charlie Chaplin. Një kolonë zanore parodi dedikuar kreut të qeverisë, teksa vetë ndodhet në timon dhe i jep makinës, me buzëqeshjen e përhershme:“Rama të gjithë shokët në burg i ka rras, ishalla i shkon edhe vetë nga pas…!”, janë disa nga rreshtat e këngës parodi, me të cilën Basha shoqëron video-mesazhin e tij të radhës në Facebook, i...