E FUNDIT/ Komandanti i Policisë së Shkodrës futet me urgjencë në sallën e operacionit

E FUNDIT/ Komandanti i Policisë së Shkodrës futet me urgjencë në sallën e operacionit

Komandanti i Policisë së Shkodrës, Fasli Rama, po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Universitar të Traumës, pasi është dëmtuar në kokë gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Sipas informacioneve të bëra publike, ai është goditur me një tullë gjatë përplasjes dhe po merr trajtim të specializuar mjekësor. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, në orën 17:50. Sipas njoftimit, në Spitalin e Traumës ndodhen nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Përveç Fasli Ramës, efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm, ndërsa gjendja e tij raportohet e mirë. Në kujdesin mjekësor ndodhen edhe katër protestues. Ministria bën me dije se ata paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë,...