E FUNDIT/ Egnatia triumfon në transfertë, mund Dinamon e Minskut dhe i shkon pranë kualifikimit

E FUNDIT/ Egnatia triumfon në transfertë, mund Dinamon e Minskut dhe i shkon pranë kualifikimit

Egnatia ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Kampionët e “Abissnet Superiore”-s janë larguar me fitore nga transferta bjelloruse. Rrogozhonasit kanë mposhtur Dinamon e Minskut me rezultatin e pastër 0-2. Egnatia shënoi nga një gol në secilën pjesë të takimiy. Goli i parë u shënua nga Lushkja në minutën e 28, ndërsa në të 88-n Bakajokoja vulosi fitoren. Kampionët e Shqipërisë do të kthehen të qetë në Rrogozhinë, ku javën e ardhshme do të provojnë të festojnë kalimin në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/