E frikshme në Itali! Autobusi me fëmijë përplaset me kamionin, një person në gjendje të rëndë

E frikshme në Itali! Autobusi me fëmijë përplaset me kamionin, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali, ku një autobus që transportonte 30 fëmijë është përplasur me një kamion. Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e urgjencës, zjarrfikësja dhe njësitë e policisë. Sipas informacioneve paraprake, vetëm një person ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të gjithë të tjerët kishin vetëm lëndime të lehta, shkruan Corriere della Sera. Dinamika e aksidentit është ende nën hetim, ndërsa operacionet e shpëtimit janë duke ndjekur nga afër situatën. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv