E frikshme/ Kur ka rënë nata 24 vatra zjarri vijojnë aktive. Situata më e rëndë në Vlorë, Berat e Dibër, ministri Vengu vijon propagandën

E frikshme/ Kur ka rënë nata 24 vatra zjarri vijojnë aktive. Situata më e rëndë në Vlorë, Berat e Dibër, ministri Vengu vijon propagandën

Shqipëria është nën pushtetin e zjarrit. Kur ka rënë mbrëmja dhe është ndërprerë ndërhyrja nga ajri, 24 vatra mbeten ende akvite në tre qarqe, Vlorë, Berat dhe Dibër duke e bërë të rrezikshme situatën për banorët. Situata e rëndë mbetet në Vlorë, në të cilën janë 10 vatra aktive. Në zonën e Kaninës flakët po i afrohen më tepër shtëpive të banuara.  E rëndë mbetet edhe në Selenicë e Borsh. Në Berat forcat zjarrfikëse janë përqëndruar në Poliçan ku vatrat e zjarrit kanë kërcënuar disa fshatra, ndërsa në Dibër beteja me zjarret po bëhet në Lurë dhe  Zall Gjocaj. Ministria i...