Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, radhë kilometrike automjetesh deri në Milot
👁8911
Kjo e diel ka sjellë një numër të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e fluksit të automjeteve në zonë. Dalja masive nga plazhi në orët e pasdites ka shkaktuar trafik të rënduar që nga zona e Ranës së Hedhun e deri te kryqëzimi hyrës i Shëngjinit. Rrjedhimisht, trafiku i rënduar vijon edhe përgjatë segmentit rrugor Shëngjin-Milot, duke krijuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve. Top Channel