E dënuar me gjashtë vite burg në Spanjë për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet në vendin tonë 54-vjeçarja shqiptare

E dënuar me gjashtë vite burg në Spanjë për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet në vendin tonë 54-vjeçarja shqiptare

Një 54-vjeçare shqiptare u arrestua në vendin tonë, pasi Spanja e ka dënuar me gjashtë vite burg për kultivim të lëndëve narkotike. Ajo akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, teksa pritet ekstradimi në Spanjë. “Shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet”, njoftoi policia. Interpol Tirana,...