Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E bujshme! Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares së Marokut, Achraf Hakimi, rrezikon përballjen me një proces gjyqësor pas akuzave për përdhunim, bëjnë me dije burime zyrtare në Francë. Prokuroria e Nanterre ka paraqitur më 1 gusht 2025 një kërkesë për aktakuzë, duke synuar që çështja të kalojë për gjykim në gjykatën penale të Hauts-de-Seine. Ngjarja e dyshuar daton në shkurt 2023, në banesën e futbollistit në Boulogne-Billancourt, pranë Parisit. Hakimi e ka mohuar kategorikisht akuzën, duke e cilësuar si një tentativë për shantazh financiar. Sipas të përditshmes franceze Le Parisien, viktima e dyshuar, një 26-vjeçare, kishte komunikuar me lojtarin përmes Instagram-it për më shumë se një muaj përpara takimit...