E BUJSHME/ Reali i Madridit përgatit goditjen e madhe në merkato, gati të marrë yllin e Spanjës

E BUJSHME/ Reali i Madridit përgatit goditjen e madhe në merkato, gati të marrë yllin e Spanjës

Reali i Madridit po përgatitet për një revolucion këtë verë. Dështimi i këtij sezoni nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, që tashmë kanë nisur procesin e rindërtimit për edicionin e ardhshëm. Pas arritjes së marrëveshjes me trajnerin Xabi Alonso, si dhe me dy afrimet në mbrojtje, tashmë Florentino Perezi ka hedhur sytë nga sulmi. “Marca” ka njoftuar se klubi madrilen ka piketuar Nico Ëilliams-in. Reali është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 58 milionë eurosh për yllin e Spanjës, që verën e shkuar refuzoi Barcelonën. Mbetet për t’u parë nëse do të arrihet marrëveshja mes palëve./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com