“E bëj që në fëmijëri”, Gordon zbulon pasionin: “Më ndihmon të relaksohem”
Anthony Gordon foli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së ekipit të tij, Barcelonës, në Champions League. Megjithatë, sulmuesi nuk u përqendrua vetëm te çështjet e fushës së lojës. Anglezi u zbuloi gazetarëve një hobi që ndoshta është i papritur për një futbollist profesionist: leximin e librave dhe romaneve. I lindur në vitin 2001, Gordon ende nuk ka arritur statistikat mbresëlënëse që kanë regjistruar disa nga shokët e tij të skuadrës në repartin e sulmit. Deri më tani, ish-lojtari i Evertonit dhe Newcastle-it ka shënuar dy gola në La Liga dhe një në Champions, në gjithsej trembëdhjetë paraqitje, duke dhënë gjithashtu katër asiste. Me rikthimin e kompeticionit elitar europian, Gordon do të ketë mundësinë të përmirësojë performancën e tij personale. Barcelona do të përballet...
Burimi:
telesport.al