E ardhmja e Kombëtares shqiptare, Juventusi i përfshin portierin dhe sulmuesin në listën e Europës

E ardhmja e Kombëtares shqiptare, Juventusi i përfshin portierin dhe sulmuesin në listën e Europës

Lajme të mira vijnë për talentet e Shqipërisë që janë pjesë e Juventusit. Nëse Edon Zhegrova nuk u përfshi në listën e bardhezinjve për Ligën e Europës, bie në sy se Rafaele Huli dhe Arman Durmishi janë përzgjedhur nga trajneri Luçiano Spaleti në listën B. Si Huli edhe Durmishi janë 18 vjeç, ndërsa janë talente nga akademia e Juventusit. Huli është portieri dhe aktualisht përfaqëson Shqipërinë U-19. Në anën tjetër ndodhet Durmishi që luan në majën e sulmit. Ky i fundit është po ashtu pjesë e Kombëtares U-19. Dyshja e talentuar do të stërvitet me ekipin e parë. Nëse përfshihen me skuadrën për ndeshjet e Europës, do të jetë sinjal mjaft pozitiv.