“E albania kurthi më i keq i kohërave”, Rama ironizon deklaratën e Berishës me videon e bufit: S’ka derman jo

“E albania kurthi më i keq i kohërave”, Rama ironizon deklaratën e Berishës me videon e bufit: S’ka derman jo

Kryesocalisti Edi Rama ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën lidhur me deklaratën ku shpreh pakënaqësitë ndaj portalit E albania. Në video Berisha dëgjohet të thotë se me të në krye shërbimet do të jenë ashtu si në 2013- pra njerëz që presin në radhë me orë të tëra. “E-albania kurthi më i keq i kohërave të Edi Ramës. Në çdo rreth do të kthehen pa përjashtim të gjitha zyrat si 2013”, shprehet Sali Berisha, ndërsa Rama shkruan krah postimit ‘S’ka derman jo’.
Burimi: Javanews.al