E 44-ta në botë, Shqipëria “shkëlqen” te energjia: Raporti i zhvillimit të qëndrueshëm e rendit vendin me 75,4 pikë

E 44-ta në botë, Shqipëria “shkëlqen” te energjia: Raporti i zhvillimit të qëndrueshëm e rendit vendin me 75,4 pikë

Shqipëria renditet e 44-ta në botë nga 169 vende, me një rezultat prej 75.4 pikësh, sipas Sustainable Development Report 2026. Raporti vlerëson progresin e vendeve në 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030. Objektivi ,“Pa varfëri”, rezulton i arritur, ndërsa për energjinë e pastër dhe të përballueshme (SDG 7) Shqipëria paraqitet gjithashtu në kategorinë e objektivave të arritura. Në të njëjtën kohë, disa objektiva shfaqin ende sfida të rëndësishme, ndërsa të tjerë janë në proces përmirësimi. Edhe edukimi me kualitet shfaqet si një objektiv I arritur. Në veçanti, arsimi, shëndetësia, barazia gjinore, uji dhe kanalizimet, inovacioni dhe infrastruktura, si dhe veprimi ndaj klimës paraqiten me tendencë përmirësimi, por pa u konsideruar ende objektiva të përmbushura. Ndërkohë, puna e denjë dhe rritja ekonomike, konsumi...