Dyshonte se 28-vjeçari i ngacmonte të dashurën, biznesmeni shqiptar dënohet me 11 vite e 6 muaj burg për tentativë vrasjeje në Itali
Altin Jakini është shqiptari i dënuar me 11 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Cuneos në Itali, pasi u shpall fajtor për tentativën e vrasjes së një 28-vjeçari shqiptar. Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2023, në Manta të Cuneos. Fillimisht rasti u konsiderua si një aksident rrugor, pasi 28-vjeçari kishte dalë nga rruga me automjetin e tij dhe ishte gjetur në gjendje të rëndë nga ekipet e shpëtimit. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, përpara se të futej në sallën e operacionit në Cuneo, i riu i tregoi një karabinieri identitetin e personit që, sipas tij, e kishte qëlluar me armë. Nga hetimet rezultoi se Jakini ndodhej në drejtimin e një furgoni, nga i cili u qëllua ndaj 28-vjeçarit...
Burimi:
gijotina.com