Dyshoni se keni ADHD? Gjashtë pyetje që duhet t’ia bëni vetes përpara se të kërkoni diagnozën
Gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë të vlerësohen për çrregullimin e deficitit të vëmendjes me hiperaktivitet (ADHD). Por a nënkuptojnë vështirësitë me përqendrimin, harresa dhe shqetësimi i vazhdueshëm se vuani nga ky çrregullim? Një psikiatre shpjegon gjashtë pyetjet që duhet t’ia bëni vetes përpara se të vendosni të kryeni një vlerësim profesional. Interesimi për diagnostikimin e ADHD-së është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Sipas një hetimi të porositur nga qeveria britanike dhe të publikuar këtë javë, numri i referimeve për vlerësimin e këtij çrregullimi në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS) është rritur 17 herë nga viti 2019 deri në fund të vitit 2025. Ekspertët theksojnë se ky zhvillim nuk mund të shpjegohet thjesht me pretendimet se neurodiversiteti është kthyer në një trend apo etiketë të...
Burimi:
syri.net