Dyshohet se spiunoi në emër të Iranit, arrestohet në Qipro personi i dyshuar! Ja si u pikas duke vëzhguar bazat ushtarake

Dyshohet se spiunoi në emër të Iranit, arrestohet në Qipro personi i dyshuar! Ja si u pikas duke vëzhguar bazat ushtarake

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një burrë me origjinë nga Azerbajxhani, i cili dyshohet se ka spiunuar në emër të Iranit, duke mbikëqyrur dy baza ushtarake të rëndësishme në ishull, përfshirë bazën ajrore britanike RAF Akrotiri. Sipas burimeve të sigurisë, i dyshuari u ndalua në qytetin bregdetar të Limasolit dhe u paraqit përpara një gjykate në Nikosia. Ai është vendosur në paraburgim për tetë ditë, ndërsa hetimet vijojnë. Hetuesit besojnë se burri ka mbajtur nën vëzhgim bazën RAF Akrotiri, e cila është një pikë kyçe për operacionet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme, si dhe bazën ajrore Andreas...
Burimi: Top-Channel.tv