Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dyshohet se ra nga lartësia e murit rrethues së shkollës, përfundon në spital 14-vjeçari
👁8222
Një 14-vjeçar ka pësuar dëmtime pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e murit rrethues të shkollës ku studion në Dibër. Policia thotë se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grup hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rasteve. “Dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e murit rrethues të shkollës ku ishte nxënës, një 14-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.”, njoftoi policia.