Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dyshohet se është vjedhur në Greqi, sekuestrohet skafi në Sarandë! Arrestohet një person
Policia e Sarandës ka zbuluar dhe sekuestruar një skaf që dyshohet të jetë vjedhur në Greqi, konkretisht në zonën e Igumenicës. Operacioni policor është zhvilluar në fshatin Gjashtë, ku mjeti lundrues ishte transportuar me një kamion pas nxjerrjes nga deti me ndihmën e një vinçi. Në lidhje me këtë rast, policia ka ndaluar drejtuesin e vinçit, një i ri me inicialet E.D., banues në fshatin Gjashtë, i cili dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e mjetit të vjedhur. Operacioni vijon prej më shumë se 24 orësh dhe shërbimet policore janë të angazhuara për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë...