Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dyshohet se është e Ahmetajt, kërkohet lirimi nga sekuestro i vilës në Palasë
👁8095
Shoqja e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt ka kërkuar që të lirohet nga sekuestro vila në Palasë, e regjistruar në emrin e saj, por që dyshohet se është e ish-zv.kryeministrit. E. Dinaj, shoqe e ish-bashkëshortes së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ka bërë kërkesë në Gjyikatën e Lartë që të çlirojë nga masa e sekuestros vilën në fjalë, bllokuar nga SPAK, si pasuri e fshehur e ish-zv.kryeministrit. Ahmetaj po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie” për çështjen e inceneratorëve, si edhe për “shpërdorim të deryrës” në ccështjen “Buka sha”.