Dyshohet për spiunazh: Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për shtetasin H.S.

Dyshohet për spiunazh: Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për shtetasin H.S.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj H.S., shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, sipas të cilës arrestimi i të dyshuarit është rezultat i hetimeve disa mujore dhe përdorimit të masave të veçanta hetimore.Operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda – si dhe me mbështetjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.Prokurori i shtetit ka nxjerrë ndaj H.S. një aktvendim për ndalim 48-orësh, gjatë të cilit do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për të çuar përpara procedurën penale.Ky zhvillim tërheq vëmendje të veçantë edhe...