Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dyshohet për spiunazh në favor të Izraelit, autoritetet iraniane arrestojnë një europian
Një shtetas europian u arrestua në qytetin Hamedan në perëndim të Iranit, nën akuzën për spiunazh në favor të Izraelit, raporton televizioni shtetëror iranian. Në të njëjtin rast, dy persona të tjerë u arrestuan në qytetin perëndimor të Kermanshah, gjithashtu të dyshuar për spiunazh. Autoritetet kanë sekuestruar disa karta SIM dhe një shumë të madhe parash nga dy iranianët e arrestuar, sipas deklaratës së zëdhënësit të gjyqësorit, Asghar Jahangir, cituar nga agjencia Mehr. Top Channel