Dyshohen si piromanë për zjarrin katastrofik që përfshiu Himarën, pas çobanit Policia shoqëron edhe 2 persona të tjerë! Njëri mbahet në paraburgim
Policia e Himarës ka shoqëruar edhe 2 persona të tjera pas çobanit që ishte ndaluar më herët pranë Vlorës, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu zonën mbrëmjen e djeshme dhe shkaktoi dëme katastrofike. Pas marrjes në pyetje, dy prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa personi i tretë vijon të qëndrojë në ambientet e Komisariatit të Himarës, ku po merret ende në pyetje nga grupi hetimor. Për momentin, policia nuk ka një person të identifikuar si autor apo të dyshuar kryesor për vënien e zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e rënies së flakëve. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe nëse personat e shoqëruar...
Burimi:
javanews.al