Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dyshohen se dhunuan për vdekje një 27-vjeçar pas arrestimit, Gjykata liron nga burgu 5 policët
Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu. Kështu ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, mbrojtësi i një nga të dyshuarve për këtë rast. “Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin”, shkroi ai në Facebook. Pesë zyrtarëve policorë, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, më 9 korrik u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji. Por, më...