Dyshohen për korrupsion, SPAK lëshon urdhër arreste për tre zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës

Dyshohen për korrupsion, SPAK lëshon urdhër arreste për tre zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar tre urdhër arreste për zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës. Roven Zeka, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës, Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore dyshohen si të përfshirë në një rast korrupsioni. Ndërkohë, pritet njoftim zyrtar nga SPAK për rastin korruptiv që çon në pranga tre zyrtar policie. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv