Dyshime se mund të jetë larguar drejt Argjentinës, Brazili anulon pasaportat e Bolsonaros
Policia braziliane njoftoi se ka anuluar pasaportat e Flavio Bolsonaros, kandidatit të së djathtës që humbi zgjedhjet presidenciale, pasi ai nuk zbatoi urdhrin për t’ia dorëzuar ato autoriteteve. Të hënën, Gjykata Supreme e Brazilit i kishte dhënë Bolsonaros 24 orë kohë për të dorëzuar pasaportat në polici. Urdhri u dha në kuadër të një hetimi për pastrim të dyshuar parash, akuzë të cilën Bolsonaro e mohon. Në atë kohë, Bolsonaro tha se nuk kishte plane të largohej nga vendi dhe këmbënguli se do të qëndronte në Brazil për të udhëhequr opozitën kundër rivalit të tij të krahut të majtë, presidentit Luiz Inacio Lula da Silva. Megjithatë, afati kaloi pa i dorëzuar pasaportat senatori, duke nxitur spekulime se ai mund të jetë larguar nga vendi. Zyrtarët...
Burimi:
javanews.al