Dyshime se mund të arratiset, Haga zgjat periudhën e paraburgimit për ish-presidentin Thaçi

Dyshime se mund të arratiset, Haga zgjat periudhën e paraburgimit për ish-presidentin Thaçi

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Vendimi përfshin dhe shtetasit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, të cilët akuzohen së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, për akuzat vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, të akuzuarit duhet të mbesin në paraburgim, me arsyetimin se vendimi është proporcional dhe i nevojshëm. Masselot ka vlerësuar se për ish-presidentin Thaçi vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet, dhe ekziston rreziku që ai të arratiset dhe të pengojë procedurat. Në dhjetor, ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit u ngrit aktakuzë e re për pengim të personave zyrtarë në kryerjen...