Dyshime për shitblerje votash/ Bllokohen brenda makinës së tyre dy persona në Maqellarë, mes tyre biznesmeni Fiqiri Pali

Dyshime për shitblerje votash/ Bllokohen brenda makinës së tyre dy persona në Maqellarë, mes tyre biznesmeni Fiqiri Pali

Pamje nga vendngjarja DIBËR- Dy persona u bllokuan mbrëmjen e djeshme brenda dy automjeve të tyre që po qarkullonin, pasi dyshoheshin se po shpërndanin para dhe tollona karburanti në Maqellare. Ngjarja ka ndodhur pranë zyrave elektorale të Partisë Socialiste në Maqellarë. Sipas pamjeve të mëposhtme, në vendngjarje ka mbërritur Policia, ndërsa ata janë të bllokuar në makinat e tyre. Dyshohet se personat e bllokuar janë kandidati i PS në Dibër, Agron Malaj dhe biznesmeni Fiqiri (Cil) Pali. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të natës, ndërsa nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për këtë rast./ZËRI
Burimi: Zeri.ai