Dyshime për rrëmbim! Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij
Policia e Vlorës ka nisur verifikimet pas humbjes së kontakteve me Inez Hajrullën, i njohur si “Ini i Çones”, i shpallur në kërkim nga autoritetet. Rrethanat e rastit mbeten të paqarta, ndërsa deri tani nuk ka konfirmim zyrtar se ai është rrëmbyer. Sipas informacioneve të raportuara, policia ka kontaktuar babanë e tij, Robert Hajrulla, i cili ka deklaruar se nuk ka komunikuar me të birin gjatë dy ditëve të fundit. Ai ka shpjeguar se, për shkak se Inez ndodhet në kërkim ndërkombëtar, nuk komunikojnë domosdoshmërisht çdo ditë. Sipas tij, beson se i biri mund të jetë jashtë vendit. Dyshimet për fatin e Hajrullës u ngritën pasi miqtë e tij të afërt humbën kontaktet me të. Sipas dëshmive të tyre, ai ndodhej në Tiranë dhe dyshohet...
Burimi:
javanews.al