‘Dyshime për parregullsi’, Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Bashkinë Kavajë

‘Dyshime për parregullsi’, Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Bashkinë Kavajë

Partia e Lirisë ka depozituar zyrtarisht një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar rinumërimin e të gjitha fletëve të votimit në Bashkinë e Kavajës për zgjedhjet e 11 majit. Kërkesa është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, i cili argumenton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave. Në dokumentin zyrtar drejtuar KQZ-së, Partia e Lirisë thekson se kjo kërkesë bëhet në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar në këtë bashki.
Burimi: Sot.com.al