Dyshim për blerje vote në Lushnjë! Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari

Dyshim për blerje vote në Lushnjë! Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nën dyshimin për blerje vote në qytetin e Lushnjës. Marin Leka akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”. Dyshohet se 38-vjeçari i ka marrë një shtetasi kartën e identitetit dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, në këmbim të votës në favor të një subjekti politik. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv