Dyfishohet taksa vjetore e makinave: Automjetet e vjetra dhe ato me naftë do paguajnë më shumë (Tabelat)

Dyfishohet taksa vjetore e makinave: Automjetet e vjetra dhe ato me naftë do paguajnë më shumë (Tabelat)

Sa më i madh motori dhe sa më e vjetër makina, aq më e lartë do të jetë pagesa e taksës vjetore që do të shlyeni duke nisur nga janari 2027. Ky është ndryshimi kryesor që do të sjellë projektligji i ri për taksat kombëtare, i cili parashikon heqjen e taksës së qarkullimit nga nafta dhe kalimin te taksa vjetore e automjeteve. Taksa e re vjetore do të llogaritet në bazë të vjetërsisë, fuqisë motorike dhe llojit të karburantit, teksa makinat me naftë do të paguajnë më shumë se ato me benzinë apo gaz. Formula mbetet shumëzimi i cilindratës me koeficientin e vjetërsisë dhe tarifën sipas karburantit, por rriten tarifat dhe rishikohen koeficientët. Aktualisht taksa fikse që paguhet sipas llojit të karburantit në taksat vjetore...