Dy vatra të tjera zjarri sot në Vlorë! Flakët përpijnë pyjet dhe bimësinë e Panajasë dhe Selenicës, aksion për shuarjen
Vatra të tjera zjarri janë shfaqur sot në Vlorë. Një prej tyre është aktive në zonën e Kriporës, në afërsi të fshatit Panaja. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, kryesisht me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa situata vijon të jetë e rënduar. Në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Për momentin, vatra vijon të jetë aktive, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve në këtë zonë po vazhdon. Nga ana tjetër, një tjetër vatër zjarri është aktive në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë. Flakët vijojnë të përparojnë në terren, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe sipërfaqe me ullishte. Era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve, duke...
Burimi:
javanews.al