Dy turistë të huaj humbasin orientimin pranë liqenit të Komanit, ngjarja alarmon policinë dhe banorët e zonës

Dy turistë të huaj humbasin orientimin pranë liqenit të Komanit, ngjarja alarmon policinë dhe banorët e zonës

Dy turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë emergjente këtë pasdite, pasi janë rrëzuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në zonën malore pranë liqenit të Komanit. Ngjarja ka alarmuar autoritetet dhe banorët lokalë, të cilët janë vënë në lëvizje për t’u ardhur në ndihmë. Sipas informacioneve paraprake, turistët ndodhen në një zonë të vështirë malore, pranë qytetit antik të Dalmacias dhe majës së Murges. Terreni i vështirë ka vështirësuar lokalizimin e tyre, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saktë shëndetësore e të dëmtuarve. Policia dhe autoritetet lokale po vijojnë kërkimet, ndërsa pritet një përditësim mbi gjendjen e tyre dhe...