Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete kanë tronditur Bosnjë-Hercegovinën gjatë natës, duke zgjuar nga gjumi banorët e Sarajevës, Mostarit dhe zonave përreth. Lëkundja e parë u ndje në orën 01:17, ndërsa e dyta u regjistrua rreth orës 04:35, në zonën e Blagajt dhe vendbanimeve pranë Mostarit. Sipas raportimeve të mediave vendase, tërmeti i parë u shoqërua me një goditje të fortë, e cila zgjati vetëm një deri në dy sekonda, por ishte mjaftueshëm intensive për të zgjuar shumë qytetarë. Sipas raportimeve tërmetet kanë qenë 2,5 të shkallës rihter. Disa banorë e përshkruan lëkundjen si të lehtë, ndërsa të tjerë, veçanërisht ata që jetonin në katet e sipërme të ndërtesave, thanë se e ndjenë shumë më fort. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe një zhurmë e fuqishme që, sipas dëshmive...