Dy tërmete të njëpasnjëshme që ‘shkundën’ vendin tonë, ja çfarë thotë sizmiologu

Dy tërmete të njëpasnjëshme që ‘shkundën’ vendin tonë, ja çfarë thotë sizmiologu

Sizmiologu Rrapo Ormëni i ftuar në një intervistë televizive tha se këto janë pasgoditje që kanë vijuar prej tërmetit që ra më 24 qershor. Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vendin tonë. Ormëni gjithashtu theksoi se zona e Adriatikut është mjaft aktive sa i përket tërmeteve. Sizmilogu Ormëni tha se këto tërmete mund të zgjasin me ditë ose dhe me javë, teksa shtoi se nuk mund të bëjmë një parashikim përfundimtar. Rrapo Ormëni: “Këto quhen pasgoditje që nga 24 qershori, sepse kanë rënë në të njëtën zonë. Do të ishin problematikë nëse tërmetet do të...
Burimi: Sot.com.al