Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dy shtetas shqiptarë arrestohen nga policia gjermane në kufi, autoritetet japin detajet
👁8042
Policia Federale Gjermane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në pikën kufitare Altenheim. Sipas njoftimit zyrtar, një 36-vjeçar, drejtues i një automjeti, u ndalua nga autoritetet, ndërsa pasagjeri 33-vjeçar tentoi të largohej, por u kap pas një ndjekjeje të shkurtër. Gjatë verifikimit të të dhënave personale, u zbulua se 33-vjeçari ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet suedeze për 15 akuza për vjedhje. Ai gjithashtu rezultoi të kishte një urdhër arresti kombëtar në Gjermani për vjedhje, që parashikon 122 ditë burgim. Policia Federale dyshon se të dy shqiptarët kishin hyrë në territorin gjerman me qëllim kryerjen e veprave penale....